Lajme
A ndikoi pandemia në pastrimin e ajrit dhe vetë natyrës
Gjatë muajve të bllokimit, kur gjithcka pauzoi dhe nuk ishin thuajse fare në funksion edhe firmat më të mëdha të botës, e po ashtu edhe agjencitë e fluturimeve, ndikuan në shërimin e vetë natyrës dhe në përmisimin e cilësisë së ajrit. Por, a ishte e mjaftueshme kjo?
Sipas studimeve të fundit, shumë shkencëtarë nga e gjithë bota thonë se ka të ngjarë se fare pak ka ndikuar pandemia në përmirësimin e ajrit dhe natyrës, pasi që i gjithë bllokimi ishte për një kohë të shkurtër. Ani pse ndryshimet filluan, për një kohë të shkurtër gjithçka filloi të hapet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme, transmeton albinfo.ch.
Me njerëzit nën bllokim, historitë qarkulluan rreth vëzhgimeve të pazakonta të kafshëve, si dhitë e egra që pushtuan një qytet në Uells – dhe pastaj u bë një shaka me etjen e publikut për shenja të rigjenerimit: njujorkezët pretenduan kthimin e Elmo në Times Square si provë e një ribalancim të madh tokësor, raporton CNN.
Ideja e rikthimit të natyrës ofroi lehtësime nga shqetësimet për vuajtjet njerëzore të pandemisë dhe shpresën për planetin: A ishte natyra akoma e aftë të shërohej vetë, nëse do t’i jepej vetëm pak kohë?
Ndoshta nuk është aq e thjeshtë. Shkencëtarëve mund t’u duhen vite për të përcaktuar ndikimin neto të “antropauzës” së madhe, siç e kanë quajtur disa, në botën e egër dhe mjedisin, por tashmë ka shenja të pasojave.
Gati dy të tretat e botës së egër është zhdukur në 50 vjetët e fundit, sipas një raporti të fundit të WWF-së, gjersa një raport i ri i Royal Botanic Gardens Kew tregon se rreth 40 për qind e bimëve kërcënohen nga zhdukja.
Me tokën dhe peisazhet tashmë të ndryshuara, të ndotura, rrafshuar dhe mbjellë në mënyrë të pakthyeshme, njerëzit duhet të kuptojnë se si të administrojnë në mënyrë aktive shëndetin e mjedisit dhe të jetojnë në të në mënyrë të qëndrueshme, tha Andersen – pikërisht sfida para liderëve botërorë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitetin dhe në konferencën globale të biodiversitetit COP15 vitin e ardhshëm. Me fjalë të tjera, do të duhen më shumë se disa muaj për të shëruar planetin.
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini













