Zhvillim
SRF: A po kontrabandon Serbia qëllimisht emigrantë në Evropë?
Serbia ka hequr detyrimin për viza për pesë vende, si Tunizia dhe India, prej nga dhe vijnë shumica e emigrantëve
Deri në 1,000 emigrantë në javë po udhëtojnë aktualisht nga Austria në Zvicër, ku kalojnë vetëm tranzit dhe më pas vazhdojnë menjëherë drejt Francës. Për krahasim: dimrin e kaluar ishte rreth 300 në javë, transmeton albinfo.ch. Arsyeja e rritjes së konsiderueshme duhet të gjendet në Serbi.
Vendi ballkanik ka hequr detyrimin për viza për pesë vende. Midis tyre janë, për shembull, Tunizia dhe India, prej nga dhe vijnë shumica e emigrantëve të përmendur, që shfrytëzojnë “rrugën ballkanike”.
Shumë emigrantë tani po përdorin kryeqytetin serb si një pikë tranziti për të udhëtuar drejt BE-së. Florian Bieber, një ekspert për Evropën Juglindore, flet për srf.ch lidhur me motivet e mundshme të Beogradit.
SRF News: A u ka hequr Serbia kërkesat për viza disa vendeve me qëllime të fshehta?
Florian Bieber: Nuk mendoj se Serbia po përpiqet të kontrabandojë refugjatë në BE. Por kjo ka të bëjë me faktin se Serbia ka gjithmonë politikën e saj të jashtme të veçantë dhe gjithashtu përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira dypalëshe me vende të ndryshme. Sidomos për faktin se këto vende mbështesin qëndrimin serb për Kosovën. Krijimi i aleancave ndërkombëtare këtu është prioriteti më i rëndësishëm për Serbinë. Pjesë e kësaj mund të jetë heqja e regjimit të vizave për disa vende.
Vuçiq është një mjeshtër në organizimin e krizave që ai mund t’i zgjidhë pastaj vetë. Një vit më parë, për shembull, pati një rast kur shumë iranianë donin të hynin në BE nëpërmjet Serbisë, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, BE-ja bëri presion dhe Serbia rivendosi detyrimin për viza për Iranin. E gjithë kjo mund të jetë një përpjekje për të shpërqendruar BE-në nga çështje të tjera që tensionojnë marrëdhëniet e ndërsjella.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














