Lajme
A po merr Britania rol udhëheqës në Evropë përballë sfidave të sigurisë?
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa liderët e kontinentit përgatiten të takohen në Paris për diskutime mbi Ukrainën dhe sigurinë evropiane.
Starmer theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë drejtim, duke nënvizuar rëndësinë e një mbrojtjeje të fortë jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë Evropën.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vijën e parë në Ukrainë, por me sigurinë kombëtare të Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë,” deklaroi ai.
Në lidhje me një marrëveshje të mundshme armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, Starmer u shpreh se ajo duhet të jetë “e qëndrueshme, e drejtë dhe afatgjatë”. Ai shtoi se nuk dëshiron të shohë thjesht një amëpushim të përkohshëm që “thjesht i jep Putinit një shans për të sulmuar përsëri”.
Kryeministri britanik e cilësoi situatën aktuale si një “sfidë brezash” për sigurinë kombëtare dhe nënvizoi se pavarësisht rrjedhës së konfliktit, Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurojë që Ukraina të jetë në “pozicionin më të fortë të mundshëm”.
Starmer ka sugjeruar më herët se Britania është e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse pas përfundimit të luftës/euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











