Lajme
A u erdhi fundi kriptovalutave?
Rënia e FTX-së i ka dhënë një goditje katastrofike reputacionit dhe aspiratave të kriptomonedhave, shkruan The Economist
Rënia ishte e vrullshme dhe e shpejtë. Vetëm dy javë më parë, Sam Bankman-Fried ishte në kulmin e suksesit. FTX, këmbimi valutor i kriptomonedhës që ai themeloi, arriti vlerën 32 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e tij arriti në 16 miliardë dollarë.
Për kapitalistët sipërmarrës të Silicon Valley, ai ishte gjeniu financiar që mund të mahniste investitorët dhe ndoshta do të bëhej trilioneri i parë në botë. Në Uashington ai ishte shndërruar në imazhin e kriptomonedhës, duke komunikuar me ligjvënësit dhe duke financuar përpjekjet për të ndikuar në rregullimin e saj.
Sot, nga gjithë ky sukses, nuk kanë mbetur gjë tjetër veçse 1 milion kreditorë të xhindosur, me dhjetëra firma kriptomonedhash në falimentim e sipër dhe një sërë hetimesh rregullatore dhe kriminale.
Rënia e shpejtë e FTX-së i ka dhënë një goditje katastrofike kësaj industrie me një histori dështimesh dhe skandalesh. Tashmë, më shumë se kurrë, kriptomonedha duket kriminale, e kotë dhe krejt e padobishme.
Sa më shumë gjëra që dalin në dritë nga rënia e FTX-së, aq më tronditëse duket gjendja. Kushtet e shërbimit të bursës përcaktojnë se ajo nuk do të huazonte asetet e klientëve në krahun e saj tregtar.
E megjithatë, është raportuar se ajo kishte dhënë hua asete të tilla me vlerë 14 miliardë dollarë, për firmën tregtare Alameda Research, me vlerë 8 miliardë dollarë, në pronësi të zotit Bankman-Fried. Në këmbim, ajo pranoi si garanci xhitonat e saj dixhitalë, të cilat i kishte krijuar vetë.
Goditja fatale në bursë ekspozoi mangësitë e mëdha në bilancin e saj. Për më tepër, pasi FTX-ja shpalli falimentimin në Amerikë, me qindra miliona dollarë rrodhën në mënyrë misterioze nga llogaritë e saj.
Mashtrime financiare, hua të dyshimta, kolapse brenda natës – këto janë simptoma tipike të manive financiare, nga “kriza e tulipanëve” në Holandën e shekullit XVII, tek “Flluska e Detit të Jugut” në Britaninë e shekullit XVIII, dhe krizat bankare të Amerikës në fillim të viteve 1900.
Në kulmin e vitit të kaluar, vlera e tregut të të gjitha kriptomonedhave u rrit në gati 3 trilionë dollarë, nga rreth 800 miliardë dollarë në fillim të vitit 2021. Sot ajo është kthyer në 830 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











