Kosova
AAK kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë
Së fundmi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë.
Aleanca në një komunikatë, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, u tha se duhet të thirret “mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës – për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.
Reagimi i kësaj partie vjen pasi të enjten Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ndërkohë, presidenti Thaçi dha dorëheqje nga posti, duke thënë se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.
Në korrik të vitit 2019 vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi kishte marrë ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Haradinaj asnjëherë nuk ka qenë idhtar i dialogut që Kosova e zhvillon me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Në fund të vitit 2018 qeveria e drejtuar nga ai vendosi tarifë ndaj mallrave serbe, gjë që e bllokoi dialogun për më shumë se një vit.
Gjatë këtij viti, dialogu ka rifilluar, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.
Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje kur do të përfshihet njohje e ndërsjellë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri












