Të tjera
Abazoviç prezanton kabinetin e tij, vetëm një ministër shqiptar
Nesër Dritan Abazoviç pritet të shënojë historinë në Malin e Zi duke u bërë kryeministri i parë shqiptar që udhëheq këtë vend
Abazoviç sot ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Në përbërje të listës së bërë publike nga mediat lokale janë 4 zv.kryeministra, 18 ministra dhe dy ministra të tjerë pa portofol.
Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi, përcjell Albinfo.ch.
Votimi në Parlament pritet të mbahet të enjten.
I vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Deka, i lindur në Tivar dhe i diplomuar në ekonomi.
Deka, i cili më parë ka drejtuar Komunën e Ulqinit, do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse













