Kosova
Abbott përshëndet qytetarët e Kosovës me video-mesazhin e fundit si ambasador i Britanisë së Madhe
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, përmes një video-mesazhi ju është drejtuar qytetarëve të Kosovës, ku u shpreh se ky është vend i veçantë dhe meriton sukses, transmeton albinfo.ch.
“Koha ime si ambasador britanik në Kosovë ka marrë fund. Mirëpritja e ngrohtë e popullit kosovar te një ambasador britanik e ka bërë punën dhe jetesën këtu ndryshe nga çdo post tjetër që kam pasur. Ky është një vend i veçantë që meriton sukses”, u shpreh ai.
Tutje në mesazhin e tij të fundit si ambassador ai i ka ftuar liderët vendorë që të krijojnë një vizion modern për Kosovën demokratike.
“Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Unë nuk kam mjet të lehtë për të ofruar zgjidhje, por i ftoj këta që e udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion modern, të shteti demokratik që mbështet, inkurajon dhe i mbron qytetarët e vet”, ka thënë ai.
Video-mesazhin e tij, Abbott e ka përmbyllur duke lexuar poezinë “Mëmëdhe”, të Andon Zako Çajupit, për të cilën tha se është e preferuara e tij.
Linqet e video-mesazheve:
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/videos/1139852050506033
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/videos/6952372868204855
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud













