Kosova
Abdixhiku ka urdhëruar kompanitë t’i pastojnë rrugët gjatë natës
Abdixhiku: Kam urdhëruar që kompanitë t’i pastojnë rrugët gjatë natës
Meqenëse nga mbrëmja e djeshme kanë filluar temperaturat të ulen dhe pasi filluan reshjet e borës, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët, e që ka urdhëruar kompanitë të punojnë gjithë natën.
Në ditën e parë të punës si ministër, Abdixhiku tha se ka lajme të mira, por, që kërkohet kujdes në vozitje.
Ministri nëpërmjet një postimi në Facebook bëri të ditur se ka dalë në terren për të parë mirëmbajtjen e rrugëve e se është në kontakt me përgjegjësit e ministrisë.
Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore











