Lajme
Abdixhiku: Mashtrim dhe humbje e mundësisë historike
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas arritjes së marrëveshjes për normalizim në Ohër, ka akuzuar për mashtrim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti ka kauza politike të rreme që i kanë kushtuar Kosovës.
“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Kurti e ka sjellë Kosovën në një pikë ku ka marrëveshje për Asociacion, pa njohje dhe jopërfundimtare. “Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jofinale dhe me Asociacion plus në të, është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













