Lajme
Abdixhiku, pas Zvicrës prezanton në Belgjikë projektin “Lidhja për të ardhmen”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillon takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës.
Abdixhiku qëndroi në Bruksel, ku tha se u takua me bashkëpunëtorë dhe bashkatdhetarët, me të cilët kishte edhe një datë për të shënuar.
“Me struktura tona partiake shënuam dhe 32-vjetorin e veprimit të LDK-së në Beneluks. Janë 32 vjet të kontributit të jashtëzakonshëm të veprimtarëve e veprimtareve tona që i dhanë Kosovës mbështetje fundamentale në të gjitha etapat historike”, është shprehur Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
“Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”. Tubimet e takimet tona në Zvicër e Belgjikë janë përgjigje të qarta ndaj kësaj ftese. Dhe ky është veçse fillimi. Do të ecim bashkë, do të ecim mbarë. LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor












