Kosova
Abdixhiku takon mërgatën, i fton për ringritje të madhe rugoviste
Në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët që.po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur në takim mërgatën.
Abdixhiku i ftoi ata për ringritje të madhe rugoviste, siç e quajti ai, duke shtuar se shtyllë e veçantë mbetet mërgata.
“Është nder t’ju kemi këtu, është nder t’ju takojmë sërish çdo verë. Pritja këtu është shumë më modeste se çfarë pritje na bëni ju sa herë që vijmë atje, por me rëndësi është që të jemi bashkë, të qëndrojmë bashkë, të flasim bashkë dhe të takohemi më shpesh gjithherë. Siç e dini LDK është në proces të riorganizimit të brendshëm, jemi në proces zgjedhor. Deri më tani kemi përmbyllur rreth 50 për qind të zgjedhjeve në LDK, në pjesëmarrje rekorde prej 21 mijë anëtarë në këtë proces zgjedhor. Dhe pas këtij procesi zgjedhor tani në gusht do të vazhdojmë dhe zgjedhjet në degët e mbetura, me synim për të arritur në një numër impresiv të 40 mijë anëtarëve që marrin pjesë në festën e madhe të demokracisë”, deklaroi para bashkëatdhetarëve Abdixhiku.
Ai po ashtu u sprehu mirënjohjen për bashkëatdhetarët të cilët kanë kontribuar për vendin.
“Këto procese jetike për ne, shtyllë e veçantë mbetet mërgata. Prandaj ju lus e ju ftojë, e ju bëjë thirrje që në dy muajt e ardhshëm sa pritet të zgjas procesi ynë zgjedhor, të angazhohemi të gjithë bashkërisht për pjesëmarrje sa më aktive në strukturat tona politike, në mënyrë që të japim Kosovës një lëvizje rugoviste, demokratike të vërtetë, një shtëpi për të cilën Kosova po thërret në vazhdimësi. Në këtë rrugëtim ju do të keni vend të veçantë, jo vetëm në mendjet dhe zemrat tona, do të keni vend të veçantë në të gjitha strukturat politike përfaqësuese të LDK-së. Për këtë jemi të interesuar të gjithë, jemi bashkë, kemi një mision, një qëllim, në këtë moment të rëndësishëm politik të Kosovës duhet të kuptojmë dhe pozicionin tonë historik, rolin e madh që e kemi si parti politike më e vjetra në vend por si parti që ka dhënë shumë për vendin dhe që ka nisur procese historike të paimagjinueshme e pa përsëritshme. Kemi bërë angazhimin e përbashkët për liri, kemi bërë angazhimin e përbashkët për demokraci, kemi bërë angazhimin e përbashkët për pavarësi, dhe për këtë Kosova, qytetarët tanë, mërgatës sonë i janë mirënjohës përherë”, theksoi kreu i LDK-së.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër












