Shqipëria
Abortohet për shkak se është vajzë!
Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit
Djalë apo vajzë? Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit. Djali do të thotë fitore, vajza humbje.
“E kam djalë, është shtylla e shtëpisë”, thotë një nënë në maternitet, e cila sapo ka lindur.
Rastet e nënave, që detyrohen të abortojnë vetëm e vetëm se është vajzë, janë të shumta, megjithëse kjo gjë ndalohet me ligj, raporton “TCH”.
“Aborti u bë kur vajza ishte katërmuajshe. Ishte ultimatum. Nuk kisha mundësi të kthehesha në shtëpi pa e kryer atë punë”, rrëfen një grua, përcjell albinfo.ch.
Një studim i fundit në Shqipëri tregon të dhëna të frikshme për abortin selektiv.
“Që nga viti 1990 e deri më sot, në Shqipëri janë 33 mijë vajza të munguara”, thotë Eglantina Bardhi, nga “Together For Life”.
“Ne mbajmë vendin e parë në Evropë”, pranon fatkeqësisht mjekja Rubena Moisiu, ish-drejtoreshë materniteti.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë Midis 15 prillit dhe 20 majit 2026, Basel EuroAirport do të rinovojë pistën e tij kryesore,... -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih












