Futboll
Abrashi pensionohet nga kuqezinjtë
Abrashi ka luajtur 51 ndeshje për kuqezinjve, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në dy Kampionate Evropiane
Mesfushori luftarak, Amir Abrashi i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë.
Këtë e bëri të ditur të dielën Federata Shqiptare e Futbollit. Abrashi ka luajtur 51 ndeshje për kuqezinjve, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në dy Kampionate Evropiane.
Në Euro 2016, ai kompletoi të tri ndeshjet e fazës grupore. Ndërkohë në Euro 2024, ishte vetëm rezervist, transmeton albinfo.ch.
35-vjeçari së fundi për Shqipërinë është paraqitur më 16 nëntor të vitit të kaluar në barazimin pa gola me Çekinë. Këtë vit nuk është grumbulluar dhe nuk do të grumbullohet më.
I lindur në Zvicër, mesfushori luftarak luajti për U17, U19 e U21 të Zvicrës. Ishte edhe në përfaqësuesen olimpike të Zvicrës. Në vitin 2013 iu bashkua Shqipërisë, ndërsa e ka një gol në 51 paraqitje. Te Shqipëria debutoi në kohën e Gianni De Biasit.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Evropian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi. Faleminderit Amir!”, ka shkruar FSHF-ja pak para fillimit të ndeshjes me Anglinë.
Abrashi nga viti 2021 është pjesë e Grasshopperit. Te kjo skuadër zvicerane luajti edhe prej vitit 2010 deri në vitin 2015. Ka bërë karrierë edhe te Freiburgu në Gjermani dhe te Baseli e Winterthuri në Zvicër.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë











