Kosova
ABSM Basel, telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Prof. Shyqri Nimanit
"Prof. Nimani ka fituar përjetësinë për së gjalli, shumë vite para se t’i pushonte së rrahuri zemra, më 22. qershor 2023", thuhet në tekstin e ngushëllimit

Vdekja e Prof. Shyqri Nimanit, një atdhetar e artist shumëdimensional, krijues multidisiplinar, me vepra të shumta e me cilësi të padiskutueshme në të gjitha fushat e angazhimit të tij, sidomos të dizajnit dhe të arsimit. Një figurë kozmopolite, me njohje dhe vlerësime të larta, edhe përtej Kosovës, në vende të tjera, thuhet në një tekst ngushëllimi, të shkruar nga ABSM dhe Gjakova-Basel, Zvicër..
“Na ka pikëlluar edhe ne shqiptarët në Zvicër, në ABSM (Qendra Shqiptare për Arsimimin dhe Këshillimimin e Migrantëve) në Bazel dhe në qendrën tonë rajonale në Gjakovë. Për të gjitha veprat që ka lënë dhe për të gjithë veprimtarinë artistike, pedagogjike, studimore, Prof. Nimani ka fituar përjetësinë për së gjalli, shumë vite para se t’i pushonte së rrahuri zemra, më 22. qershor 2023”, thuhet më tutje në tekst.
Me këtë rast, në emër të kryesisë së ABSM-së dhe të GjakovaBazel ne Zvicer dhe Kosovë i shpreh familjes së Prof. Shyqri Nimanit si dhe miqve dhe ish-kolegëve të tij ngushëllimet tona më të sinqerta dhe respektin e mirënjohjen për atë si Njeri, artist, pedagog, studiues…! Qofshin të përjetshme emri, veprat, kujtimi i tij…!”, thuhet në letrën e Kryesisë së ABSM dhe GjakovaBasel Zvicër/Kosovë, nënshkruar nga Skender Nikoliqi, kryetar.
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore