Ademaj i dërgon letra kërcënuese policisë!
Ademaj i shkruan policisë: "Ju mund të vini te unë vetëm nëse keni urdhërarrest. Përndryshe ju do të vini në rrezik jetën tuaj dhe timen"
Përshkallëzohet afera me Murtez Ademajn. Ai, gjatë verës së kaluar kishte zgjedhur një mënyrë të pazakonshme për të protestuar kundër autoriteteve të qytetit ku jeton, duke grumbulluar mbeturinat në oborrin e shtëpisë së tij me qira.
Pasi kishte përfunduar protestën “në mënyrë paqësore” dhe kishte hequr vetë mbeturinat nga oborri, atë prej disa muajsh e pret vendimi për ta braktisur shtëpinë. Por Ademaj nuk dorëzohet! Tash së fundi, siç ka shkruar gazeta St. galler Tagblatt, Murtez Ademaj i ka shkruar letra kërcënuese policisë së Burglen-it.
Policia nuk e merr seriozisht
“Ju mund të vini te unë vetëm nëse keni urdhërarrest. Përndryshe ju do të vini në rrezik jetën tuaj dhe timen”. Kjo është përmbajtja e fax-it të cilin ai ia ka drejtuar shefit të policisë lokale Walter Keller. Ademaj e cilëson kryepolicin si të dhunshëm dhe kërcënues.
Nga ana tjetër, policia ka marrë njoftimin për kërcënim por nuk e merr shumë seriozisht atë. Shefi i policisë së regjionit lindje të kantonit Thurgau nuk beson se mund tu vijë ndonjë rrezik nga Ademaj. Prandaj, policia nuk do të ndërmarrë asgjë që do të kishte lidhje me letrën kërcënuese.
Faksin e tij të fundit Muzrtez Ademaj e ka nënshkruar me “detektivi i terrorizmit Murtez Ademaj”.
“Më i famshëm se Gadafi”!
Ky nënshkrim dhe e gjithë sjellja e tij, e bëjnë kryetarin e komunës Armin Eugster të mendojëse se Ademaj ka humbur lidhjen me realitetin. Ai përmend edhe rastet kur ky i fundit i kishte thënë se “nuk ksihte idenë se me kënd kishte nderin të fliste. Në një rast tjetër kishte kërkuar dëmshpërblim prej 32 milionë frangash për “diskriminimin” që po i bëhej dhe në një rast të tretë kishte thënë se do ta nominonin për çmimin Nobel”, shkruan gazeta.
Qëllimi i Ademajt, sipas kryetarit të komunës është që të jetë në plan të parë të medieve, të bëhet, siç thotë ai “më i famshëm se Gadafi”. Prandaj, Eugster u sugjeron medieve që ta injorojnë atë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










