Sport
Ademi më afër Zvicrës, por ende ka shpresë edhe për Kosovën
Asnjë sulmues i Zvicrës nuk ka realizuar gola sa Kemal Ademi këtë edicion. Ademi ende nuk ka vendosur përfundimisht se për cilën përfaqësuese do të luajë, por gazeta e madhe zvicerane “Blick”, ka lënë të kuptohet se ai do të zgjedhë Zvicrën.
Ademi 23-vjeçar, është me prejardhje nga Kosova, është i lindur në Gjermani dhe i rritur në Zvicër. Aktualisht po luan për Baselin dhe po shfaqet me shumë sukses. Ka shënuar 10 gola në 22 paraqitje zyrtare në këtë edicion me skuadrën zvicerane, shkruan Koha.net
Ai ka pasaportë zvicerane, por nuk e ka ende të drejtën të luajë për Zvicrën. Sipas “Blick”, shtatlarti do të mund të ishte lojtar i rëndësishëm i Zvicrës në Evropianin e këtij viti. Përgjegjësit në Federatën zvicerane ka kohë që po e përcjellin Ademin. Sipas “Blick”, ai tashmë do të ishte duke luajtur për Zvicrën sikur të mos kishte telashe me dokumentacion.
Ademi nga mosha gjashtëvjeçare jeton në Zvicër, por ka lindur në Gjermani dhe disa vite i ka kaluar në Kosovë.
“Ndonëse ka pasaportë zvicerane, FIFA-s duhet t’i dëshmohet që është zviceran. Është si për brazilianët e natyralizuar nga Katari”, ka thënë për “Blick”, Renato Cedrola, këshilltar i Ademit. Ai është i bindur se Ademi së shpejti do të fitojë të drejtën nga FIFA që të luajë për Zvicrën.
Sipas “Blick”, dokumentacioni i 23-vjeçarit do të kompletohet para Evropianit. Federata gjermane ka dhënë pajtimin, ndërsa Ademi dhe Federata zvicerane po presin pajtimin nga Kosova, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera














