Lajme
Administrata Biden po shqyrton rregullat e reja për TikTok-un
Administrata e Joe Biden është duke zhvilluar rregullore të reja që mund të vendosin bazat për të ndaluar TikTok dhe aplikacione të tjera në pronësi kineze që paraqesin shqetësime për sigurinë kombëtare, pas revokimit të urdhrave të administratës së Donald Trump që kërkonin të ndalonin aplikacionet.
Departamenti i Tregtisë po shqyrton komentet mbi rregullat e propozuara që do të zgjeronin mbikëqyrjen e qeverisë mbi aplikacionet që mund të shfrytëzoheshin “nga kundërshtarët e huaj për të vjedhur ose për të marrë të dhëna”, sipas një dosjeje federale.
Rregullat mund të lejojnë Departamentin e Tregtisë të kërkojë që aplikacionet t’u nënshtrohen auditimeve, duke lejuar shqyrtimin e pavarur të kodit të tyre burimor dhe të dhënave të tjera që ato mbledhin.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, Departamenti i Tregtisë nuk ka ende një afat kohor se kur do të finalizohen rregullat.
Në ndërkohë, Komiteti i Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili vlerëson rreziqet e sigurisë të marrëveshjeve të biznesit, ka një rishikim “të vazhdueshëm” të TikTok, tha Saloni Sharma, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për The Washington Post.
TikTok ka shpërthyer në popullaritet gjatë pandemisë, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga politikëbërësit amerikanë se mund të jetë një armë e fuqishme për Kinën në luftërat globale të informacionit.
Kjo ka krijuar një telash për administratën e Biden, e cila ndan shqetësimet për këto aplikacione, por ka kërkuar të gjejë një rrugë përpara që mund t’u rezistojë sfidave ligjore.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











