Kosova
“Adria Airways” u jep fund shërbimeve pas 58 vjetësh
Kompania ajrore “Adria Airways” ka njoftuar se zyrtarisht ka bërë kërkesë për falimentim, duke u dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi
Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit.
Tani gjykata në Slloveni ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania ka njoftuar se do të anulojë të gjitha fluturimet.
Lidhur me rastin, ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Zdravko Pocivalsek, ka thënë se qeveria po konsideronte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas dështimit të “Adrias”, shkruan “exyuaviation”, përcjell albinfo.ch.
Në javën e fundit “Adria” ka anuluar më shumë se 400 fluturime duke prekur më shumë se 15 mijë pasagjerë. Këtu përfshirë edhe fluturimet nga/në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kompania tani ka lënë pa punë 558 punëtorë. “Adria Airways” kreu operimin e fundit nga Kopenhaga drejt Lubjanës më 23 shtator.
“Adria Airways” ishte blerë nga fondi me bazë në Munih, “4K Invest” më 2016 për një shifër prej 100 mijë eurosh, përmes degës së vet “AA International Holding”. Nën moton “Ne rregullojmë”, “4K Invest” kishte thënë më 2016 se “‘Adria Airways’ do të mbajë lidhjet e mira për bizneset dhe do të ofrojë çmime atraktive për turistët. Do të vazhdojë të shërbejë në tregjet e Sllovenisë, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, duke lidhur këto shtete me botën përmes rrjetit ‘Star Alliance’. Ne synojmë të rritemi edhe në Estoni, një treg ku kemi hyrë në nëntor të 2015-s”.
Gjithsesi, që nga ajo kohë “Adria” la Estoninë dhe në Kosovë pësoi rënie të madhe të shitjes së biletave. Më herët gjatë vitit, fondi tha se s’ka mundësi që të ketë rritje në Slloveni për shkak të tregut të vogël.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër











