Shkurt.ch
Aeroplani i vogël aterron jashtë pistës
Shumë me fat ishin udhëtarët e aeroplanit privat të aksidentuar dhe një autobusi të linjës së rregullt në St.Gallen
Një aeroplan i vogël ka ateruar dhunshëm jashtë pistës së aeroportit të St.Gallenit “Altenrhein” në Zvicër duke përfunduar në një fushë me misër.
Sipas zëdhënësit të policisë, Hans Peter Eugster, tre personat që udhëtonin me aeroplanin e aksidentuar shpëtuan pa lëndime të rënda përveç shokut të përjetuar.
Në bordin e aeroplanit po udhëtonin një pasagjer francez, si dhe piloti dhe ko-piloti, të dytë nga Maroku.
Këta të fundit ishin shumë me fat. Një autobus i linjës së rregullt kishte qarkulluar disa sekonda para se aeroplani të përfundonte jashtë rrethojave të aeroportit , kanë thënë dëshmitarët e rastit për 20min.
“Aeroplani privat rrëshqiti ndoshta gjysmë metri në rrugë prapa autobusit tim “, thotë për 20 min, shoferi i linjës së rregullt të autobusëve RTB, që dëshiron të mbetet anonim. Shoferi në momentin e fundit kishte shpejtuar me autobusin e tij duke i ikur për një fije floku përplasjes me aeroplanin privat që ateroi jashtë pistës. Ngjarja ndodhi të hënën pak pas orës 15.30, në aeroportin e St Gallenit.
Si duket, piloti i aeroplanit kishte pas probleme para aterrimit të dështuar. Dëshmitarët kanë vërejtur se piloti kishte anuluar aterrimin në sekondën e fundit për të vazhduar një raund më shumë deri në incidentin që përfundoi pa pasoja në njerëz.
Bëhet fjalë për tipin e aeroplanit “Phenom Embraer 300” të kompanisë ajrore private “Jet Dalia Air” i regjistruar në Marok.
Sipas linjës ajrore aeroplani i ishte nisur të hënën nga Gjeneva.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












