Shkurt.ch
Aeroplani me energji diellore mbërrin në Bruksel
Për 13 orë ka kaluar distancën nga Payerne deri në Bruksel, duke fluturuar mbi Francë dhe Luksemburg.
Pionieri i fluturakes solare, zvicerani Bertrand Piccarrd ka përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë ndërkombëtar. Me aeroplanin e tij që vihet në lëvizje nga energjia diellore ka fluturuar piloti Andre Borshberg.
Për 13 orë ai ka kaluar distancën nga Payerne i kantonit Vaud deri në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, duke fluturuar mbi Francë dhe Luksemburg.
Qindra kureshtarë kanë pritur aterrimin e aeroplanit në Aeroportin e Brukselit.
Duke shprehur kënaqësinë për suksesin e arritur, Piccard pas aterrimit ka thënë: ky fluturim do të duhej të trimëronte politikanët vendimmarrës që të udhëheqin një politikë më ambicioze energjetike.
Fluturakja e diellit, energjinë e saj e merr nga 12`000 celula solare. Ai ka peshë prej një toni e 60 kg dhe gjkeresi krahësh prej 63 metrash.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe










