Kosova
Aeroplani që u nis nga Prishtina për në Cyrih, aterron në Milano
Mërgimtarët shqiptarë kaluan natën në aeroportin e Milanos
Nga mosrealizimi i saktë i nisjes në kohë, aeroplani i mbushur me mërgimtarë shqiptarë nga Prishtina aterroi në aeroportin e Milanos për shkak të mosplanifikimit të duhur të kohës së arritjes dhe orareve të ngarkuara për aterrime, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarën thonë se janë bllokuar në Milano dhe duhej të kalonin natën dhe të blejnë bileta të reja nga Milano në Cyrih.
20 Minuten shkruan se një lexues i tyre shqiptar, K. Mustafa. të dielën ka dashur të fluturonte nga Prishtina për në Cyrih. Avioni është dashur të fluturonte në orën 19:55. Por pak para mesnatës avioni më në fund aterron në Milano, në vend të Cyrihut dhe pasagjerët është dashur të flenë në aeroport.
Thuhet se për shkak të mjegullës së madhe, fluturimi i linjës ajrore Chair Airline nuk mundi të ngrihej për më shumë se dy orë. Shumica u bënë shumë të shqetësuar dhe të padurueshëm, sepse nisja po vonohej gjithnjë e më shumë”, thotë K. Mustafa.
Në fund, avioni mundi të ngrihej në orën 22:15. Sidoqoftë, pasagjerët ishin të shqetësuar dhe kishin frikë se nuk do të mund të zbrisnin në Cyrih, pasi aeroporti mbyllet në orën 23:00. Dhe pikërisht kështu ndodhi: “Gjatë fluturimit, piloti raportoi një lajm të keq. Ata thanë se nuk mund të ateronim në Cyrih, sepse aeroporti ishte tashmë i mbyllur”.
“Por pse e filluam fluturimin? Kur ishte e qartë që nuk do të mund të zbarkonim për shkak të kohës?” pyet K. Mustafa. “E pyetën edhe Bazelin, por refuzuan të përgjigjen. Në fund ne fluturuam për në Milano dhe mbetëm si të lënë anash”. Fillimisht u thanë se do t’i çonin në Cyrih me autobus, por autobusi nuk erdhi fare. “Njerëzit i kanë telefonuar të afërmit e tyre dhe kanë kërkuar që t’i marrin, ndërsa të tjerët kanë paguar rreth 500 euro për taksi!”, thotë K. Mustafa.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












