Shkurt.ch
Aeroplani zviceran, në fluturimin rreth botës
Aeroplani diellor zviceran ka aterruar të hënën në Oman, në kuadër të pjesës së parë të udhëtimit rreth botës pa karburante.
Fluturakja zbriti në Muscat, 10 orë pas fluturimit nga Abu Dhabi.
Aeroplani „Solar Impulse 2″ (Cu 2) ka vetëm një ulëse dhe është ndërtuar nga fibra karboni. Ka krahët e hapur 72 metra, më të mëdha se Boeing 747. Fluturakja peshon më shumë se një makinë. Krahët kanë 17 mijë „target”, të cilat grumbullojnë energjinë diellore, të cilat mundësojnë fluturimin edhe natën.
Për ndërtimin e Cu 2 shkencëtarët zviceranë, Bertrand Piccard dhe Andre Borshberg, kanë harxhuar 12 vjet. Borshberg, i cili tani po piloton aeroplanin, është i trajnuar për të drejtuar aeroplanë luftarakë, avionë civilë dhe helikopterë.
Avioni Solar ndalesën e parë e ka bërë në Oman, Indi, Mianmar dhe Kinë. Pasi të kalojë nëpër Oqeanin Paqësor në Hawaii, avioni do të ndalet në tri lokacione në Shtetet e Bashkuara: Phoenix, Nju-Jork dhe në një tjetër vend, në varësi të kushteve atmosferike.
Stacionet e fundit pas Atlantikut do të jenë vendet në Evropën Jugore dhe Afrikën Veriore, para se të arrijë në Abu Dhabi, në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës












