Lajme
Aeroportet, të cilat janë në prag të kolapsit për shkak të tollovive
Anulime, orë vonese, lumë kërkesash për rimbursim biletash, pasagjerë të zemëruar dhe bagazhe të humbura.
Kjo është një verë e zezë për udhëtimet ajrore dhe për të gjithë ata udhëtarë që, pas dy vjetësh Covid-19 dhe kufizime, shpresonin të shkonin me pushime pavarësisht pandemisë.
Nga Spanja në Portugali, nga Britania e Madhe në Gjermani, duke kaluar pjesërisht edhe nga Italia, situata në aeroporte është inkandeshente.
Ashtu si temperaturat.
Aeroporti i ”Heathrow”-t, një nga qendrat kryesore evropiane për klasifikimin e fluturimeve të Kontinentit të Vjetër dhe ndërkontinentale, është në prag të kolapsit.
Mungesa e personelit, ato me kosto të ulët që nuk kanë rikthyer ekuipazhet dhe personeli tokësor pas shkurtimeve të lidhura me pandeminë, kjo është tabloja e ndërlikuar.
Dhe rezultati, sipas vlerësimeve fillestare të industrisë, është se nga mesi i korrikut, pothuajse 16 000 fluturime u anuluan për gusht.
Kjo është rreth 2% e totalit, transmeton agjencia Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm ”Lufthansa”, kompania ajrore gjermane, ka njoftuar ditët e fundit anulimin e 2 000 fluturimeve të tjera deri në fund të gushtit në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.
Por, në syrin e ciklonit mbetet aeroporti ”Heathrow” i Londrës, i cili ditët e fundit u ka kërkuar linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave për verën – duke shkaktuar reagimin e kompanive globale si ”Emirates” dhe ”Delta”, duke vendosur një kufi maksimal prej 100 mijë pasagjerësh në ditë, kundrejt një trafiku që verën para pandemisë kishte kaluar mbi 22 milionë, duke e bërë aeroportin vendin e parë për numrin e udhëtarëve.
Një vendim i paprecedentë që vjen pas atij të marrë në fund të muajit prill nga aeroporti i Amsterdamit ”Schipol”, kompania administruese e të cilit u kishte kërkuar kompanive ajrore të anulonin fluturimet dhe të mos pranonin prenotime të reja, sërish për shkak të problemeve me personelin.
Ndërkohë, në Itali, një grevë e linjave ajrore low cost ”Ryanair”, ”Easyjet” dhe ”Volotea” pritet të dielën e ardhshme.
Ajo u planifikuar për gjithë ditën, më pas u reduktua në katër orë (nga 14:00 në 18:00).
Por, kjo fundjavë mund të jetë në rrezik të lartë për ata që planifikojnë të fluturojnë.
Ndërkohë, në Google Trends më së shumti fjalët e kërkuara janë ”vonesat e fluturimeve”, ”anulimet e fluturimeve” dhe ”kompensimi për fluturimet e vonuara”.
Sipas IATA-s, trafiku i brendshëm globalisht duhet të kthehet në nivelet e para krizës në vitin 2023 dhe 2025 për rrugët me distanca të gjata, por të panjohurat në lidhje me shkurtimet e stafit vazhdojnë dhe kulmi i nisjeve nuk ka ardhur ende.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













