Ekonomi
Aeroporti “Adem Jashari”, ndër portat ajrore kryesore në Ballkan
Në periudhën janar-korrik 2019 tejkalohet aeroporti i Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, janë 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë.
Përkundër subvencioneve shumë të mëdha që Qeveria e Maqedonisë Veriore po bën për linjat ajrore dhe turizmin, Kosova, respektivisht aeroporti “Adem Jashari” në periudhën janar-korrik 2019 tejkalon aeroportin e Shkupit me 3%, ose me mbi 38,000 udhëtarë diferencë.
Gjatë shtatë muajve aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë.
Duhet theksuar faktin se qytetarët e Maqedonisë Veriore për shumë vite gëzojnë të drejtën e udhëtimeve pa viza në zonën Shengen. Po ashtu, afërsia me Kosovën aeroportit të Shkupit i mundëson të gjenerojë mbi gjysmën e trafikut, gjithmonë si rrjedhojë e ofertave atraktive për fluturime, të mundësuara pikërisht nga subvencionet qeveritare.
Po vie koha që me patjetër në Kosovë të kemi mbështetje shumë më përmbajtësore për linjat ajrore të turizmin, kjo do të bënte që bashkatdhetarët tanë të kenë shërbime shumë më të përshtatshme e me kosto të ulët, mos të kemi situatën që për shkak të çmimeve të shfrytëzohet edhe aeroporti i Nishit.
Gjithashtu, një mbështetje e këtillë do të rriste numrin e vizitorëve të huaj në Kosovë e që impakti direkt e indirekt në të hyrat e gjeneruara për vendin do të ishte shumë i madh, përcjellur me shumë vende pune në industrinë e transportit ajror në Kosovë, në turizëm e në shërbime të tjera…
Me hapa të sigurt e me qasje racionale, meqë edhe ndërtuam autostradën një miliardëshe për Shkup, ne mund të mundësojmë që jo vetëm ata që sot udhëtojnë prej Shkupit apo prej Nishit, por të gjenerojmë edhe trafik shtesë sidomos nga mbi gjysma e Maqedonisë Veriore që është tërësisht Shqiptare, pra të gjithë ta shfrytëzojnë aeroportin “Adem Jashari” për udhëtime, e për periudhë të shkurtër të dyfishojmë, e pse jo edhe ta trefishojmë numrin e udhëtarëve./indeksonline
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









