Lajme
Aeroporti i Prishtinës, i dyti në rajon sa u përket udhëtarëve për vitin 2020
"Trafiku ynë kryesisht mbështetet në diasporë, e cila jeton dhe punon jashtë vendit, që do të thotë se shumica e tyre kanë leje shtetësie ose qëndrimi në vendet në të cilat jetojnë"
Në raport me aeroportet e tjera, Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është radhitur si aeroporti i dytë më i ngarkuar në shtetet ballkanike për vitin 2020, duke tejkaluar Zagrebin, Splitin dhe Dubrovnikun, transmeton albinfo.ch.
Gjatë periudhës janar – dhejtor aeroporti “Adem Jashari” kishte 1.104.322 pasagjerë, një rënie prej rreth 53.48% në krahasim me vitin 2019, që është shumë poshtë mesatares evropiane.
Aeroporti i Prishtinës u mbyll për më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo ndikoi shumë në uljen e fluturimeve dhe udhëtarve, ashtu si në tërësi, pandemia ka goditur edhe këtë fushë.
“Trafiku ynë kryesisht mbështetet në diasporë, e cila jeton dhe punon jashtë vendit, që do të thotë se shumica e tyre kanë leje shtetësie ose qëndrimi në vendet në të cilat jetojnë. Duke u bazuar në arsyet e lartpërmendura, udhëtarët tanë nuk preken aq nga kufizimet e dokumenteve, ndërsa dëshira e tyre për të ardhur dhe për të vizituar familjet e tyre përsëri në Kosovë vazhdon, pavarësisht nga pandemia.
Kjo është njëra nga arsyet kryesore që shifrat e pasagjerëve kanë parë një rënie më të vogël, duke e krahasuar me aeroportet e tjera rajonale, veçanërisht në dy-tre muajt e fundit”, tha zyrtari kryesor i Operacioneve të aeroportit të Prishtinës, Gokmen Aritay. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) Gastroenterologu nga Kosova pranohet në shoqatën prestigjioze amerikane AGA... -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














