Kosova
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri fluturimesh
Numri prej 241,905 i udhëtarëve të shërbyer gjatë këtij gushti, paraqet rritje prej 11.35% referuar muajit të njëjtë të vitit të kaluar
Drejtori i Fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Driton Hyseni ka thënë se muaji gusht ka konfirmuar performancën e shkëlqyer të LIMAK-ut në shërbimin e trafikut të planifikuar. Ai ka theksuar se 242 mijë udhëtarë kanë udhëtuar gjatë gushtit përmes aeroportit, që është rekord për këtë institucion, transmeton albinfo.ch.
“Trendi i rritjes së trafikut vazhdon. Gjatë muajit gusht shënuam edhe rekordin e ri për numrin e udhëtarëve të shërbyer brenda periudhës një mujore, me 241,905 udhëtarë e që paraqet rritje prej 11.35% referuar muajit të njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë gushtit 2017, numri i vajtje-ardhjeve të aeroplanëve ishte 1,748 ose 9% më shumë se në gusht të 2016. Falënderojmë të gjithë shfrytëzuesit e Aeroportit!”, ka shkruar ai në një njoftim në facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










