Lajme
Aeroporti i Shkupit josh kosovarët
“TAV Maqedonia” i ka ofruar bashkëpunim afatgjatë agjencive turistike dhe kompanive kosovare dhe shërbime sa më cilësore
Kompania turke “TAV” që menaxhon aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe Aeroportin e Ohrit ka promovuar kapacitet e saj në Prishtinë dhe Vranjë për të tërhequr udhëtarët e Kosovës dhe Serbisë, kryesisht pjesës jugore.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Zoran Krstevski dhe menaxheri Zafer Meshe kanë qëndruar këtyre ditëve në Prishtinë dhe Vranjë për të prezantuar mundësitë që ofron Aeroporti i Shkupit, në tentim për të tërhequr më shumë udhëtarë nga Kosova, raporton INA.
“TAV Maqedonia” i ka ofruar bashkëpunim afatgjatë agjencive turistike dhe kompanive kosovare dhe shërbime sa më cilësore, duke qenë si prioritet çmimet e lira të udhëtimeve drejt destinacioneve evropiane.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










