Lajme
Afaristët nga Shqipëria bojkotuan Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri
Kreu i AKB-së, Agim Shahini:Duhet të rritet edhe më shumë shkëmbimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë
Rreth 30 biznese nga Kosova kanë marrë pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Kosovë me temë “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri-Kosovë, në kushtet aktuale”, por nuk ka ekzistuar një vullneti i tillë edhe nga bizneset shqiptare për të marr pjesë, përveç disa zyrtarëve të Qeverisë shqiptare.
Në forumin e mbajtur të premtën nuk munguan as zyrtarët e institucioneve të Kosovës, duke u përfaqësuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërsa nga Qeveria shqiptare në mungesë të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ridvan Bode, i pranishëm ishte zëvendësministri, Enno Bozdo.
Me këtë rast ministri Beqaj u ka bërë thirrje bizneseve shqiptare që të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë dhe për të shfrytëzuar këtë situatë. Nga ana tjetër, Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka deklaruar se kjo situatë e krijon mundësi për bizneset shqiptare.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka thënë se në këtë kohë bizneset duhet të mendojnë për interesat ekonomike, por mos të jenë mbi ato kombëtare.
Ftesa për bizneset shqiptare nuk ka munguar as nga kreu i AKB-së, Shahini, duke thënë se duhet të rritet edhe më shumë shkëmbimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë, nga ai që ka qenë deri më tash. Fjalët nuk kanë munguar për rritje të bashkëpunimit edhe nga komuniteti i biznesit shqiptar.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ka thënë se është momenti i duhur që të shfrytëzohen këto mundësi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Komuniteti i biznesit të Kosovës gjithnjë e më shumë është duke bërë përpjekje që të bashkëpunojë më shumë me komunitetin e biznesit nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










