Portrete të firmave
Afaristi më i ri shqiptar në Zvicër
Veton Hoti ka migruar në Zvicër në vitin 2003. Pasi ka kryer zanatin për sanitari dhe ngrohje, ka punuar në një firmë zvicerane. Tash ai udhëheq me sukses firmën "Hoti Haustechnik"
Është vetëm 23 vjeçar dhe mund të konsiderohet si afaristi më i ri shqiptar në Zvicër.
Bëhet fjalë për Veton Hotin, i cili në Zvicër menaxhon një kompani të suksesshme në sanitari dhe ngrohje (Sanitär und Heizung) në Widnau.
“Hoti Haustechnik” quhet firma e Vetonit ndërsa nuk ka një vit që ka filluar punën në këtë pjesë të Zvicrës Lindore. Ai operon në Widnau të Kantonit St.Gallen, pastaj edhe në Thurgau dhe në Graubünden.
Vetoni është nga Krusha e Madhe Kosovës ndërsa ka migruar në Zvicër në vitin 2003. Pasi ka kryer zanatin për sanitari dhe ngrohje, ka punuar në një firmë zvicerane me të njëjtën veprimtari.
Kompania deri tani ka ecur mirë. Ai gjithashtu ka punësuar dy punëtorë të tjerë.
“Konkurrenca është e madhe por ne kemi pasur sukses falë kualitetit të punës” thotë Hoti. Ai tregon po ashtu se si firmë kanë bashkëpunim të mirë me firmat tjera.
Vetoni thotë se “Hoti Haustechnik” është mbase e vetmja kompani në këtë regjion që bën planfikime `3d`. “Klienti mund ta shohë pamjen e banjos sikur ajo të ishte gati”, thotë saniteri 23-vjeçar.
Ai tani kujdeset për të gjitha: për anën teknike, merret edhe me financat dhe me planifikimin.
“Materiali të cilin e monton ekipi i kompanisë sonë, është prodhim zviceran. Ne bëjmë punë sipas kërkesës së klientit, nga banjot e thjeshta deri te banjot më luksoze”, thotë ai.
Edhe pse firmë e re, “Hoti Haustechnik” ka arritur të realizojë një projekt të madh. Fjala është për instalimin e banjove në një objekt me 26 banesa, që është projekti më i madh deri tash i Vetonit.
“Derisa të tjerët manipulojnë me çmime, ne ofrojmë kualitet”, thotë Vetoni. Dhe suksesi i firmës “Hoti Haustechnik” është hapi i parë në përmbushjen e ëndrrës së afaristit të ri, Veton Hoti.
Sqarim: Kërkojmë ndjesë nga lexuesit se për shkak të një lëshimi teknik që është përvjedhur në revistë është publikuar se Veton Hoti ka migruar në vitin 2013 ndërsa viti i sakt është në vitin 2003.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot

















