Portrete të firmave
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne
Dasmë mes dy botëve: si po e lehtëson LUNEE, një ide nga Zvicra, planifikimin për çiftet shqiptare në diasporë
Planifikimi i një dasme shqiptare, kur jeta zhvillohet në diasporë dhe ceremonia në atdhe, mbetet për shumë çifte një sfidë e madhe. Koordinimi mes vendeve, menaxhimi i qindra të ftuarve dhe gjetja e shërbimeve të besueshme shpesh kthehen në burim stresi. Pikërisht nga kjo nevojë ka lindur LUNEE, një platformë digjitale e krijuar në Zvicër, e përshtatur posaçërisht për komunitetin shqiptar.
E zhvilluar nga dy themeluese shqiptare nga Zvicra, LUNEE synon t’i shoqërojë çiftet hap pas hapi në planifikimin e dasmës, duke respektuar traditat kulturore dhe realitetin e diasporës.

Si lindi ideja për LUNEE?
Flutra Ademi:
“Ideja lindi gjatë planifikimit të dasmës sime. Kishte shumë mjete të veçanta, por asnjë platformë që t’i bashkonte të gjitha dhe që të ishte e përshtatur për ne shqiptarët. Për më tepër, shumë platforma janë vetëm në gjuhë të huaja, gjë që e vështirëson përfshirjen e familjarëve.”
Tamane Spahiu:
“Listat e të ftuarve janë një nga sfidat më të mëdha. Në dasmat shqiptare ftohen shpesh qindra persona, por menaxhimi ende bëhet me shënime ose tabela të ndërlikuara. Po ashtu, shërbimet zakonisht gjenden vetëm përmes rekomandimeve gojë më gojë.”
Pse është kaq i ndërlikuar planifikimi i dasmave shqiptare në diasporë?
“Gjithçka zhvillohet mes dy vendeve. Çiftet punojnë në diasporë dhe duhet të udhëtojnë shpesh në atdhe për takime të shkurtra, pa pasur një pasqyrë të qartë të prioriteteve. Kjo sjell keqkuptime, lodhje dhe stres.”
Çfarë ofron konkretisht LUNEE?
“LUNEE i bashkon të gjitha në një platformë të vetme: faqen personale të dasmës, listën e të ftuarve, menaxhimin e RSVP-ve dhe kërkimin e shërbimeve. Çiftet kanë për herë të parë një pasqyrë të plotë digjitale të gjithë procesit të planifikimit.”
Si ndërtohet ura mes diasporës dhe atdheut?
“Ne bashkëpunojmë me partnerë lokalë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri, përfaqësimi dhe bashkëpunimi me ofruesit lokalë bëhet në partneritet me Gladiola Dona, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kemi pika kontakti të drejtpërdrejta.”
LUNEE zgjeron rrjetin e saj me Vali Ranch, destinacionin e preferuar të diasporës në Kosovë
Në këtë vizion përshtatet natyrshëm edhe bashkëpunimi i ri mes LUNEE dhe Vali Ranch, një emër që prej vitesh është sinonim i dasmës ideale. Rreth 70% e çifteve që zgjedhin këtë resor për dasmën e tyre vijnë nga Zvicra. Kjo përqindje flet qartë për standardin e lartë të shërbimit dhe cilësinë e ushqimit, të krahasueshme me lokalet më të avancuara në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës.
Çfarë e dallon LUNEE nga platformat e tjera?
“Platformat ndërkombëtare janë të përgjithshme dhe nuk marrin parasysh veçoritë kulturore shqiptare. LUNEE është ndërtuar posaçërisht për komunitetin shqiptar, duke reflektuar traditat, strukturën familjare dhe mënyrën tonë të organizimit.”
Standard zviceran dhe vizion global
LUNEE ka kaluar me sukses procesin e aplikimit pranë Innosuisse, agjencisë shtetërore zvicerane për inovacion. Ky bashkëpunim garanton zhvillim profesional dhe standarde të larta cilësie.
Vizioni i themelueseve është i qartë: ta shndërrojnë LUNEE në pikën qendrore të referencës për dasmat shqiptare në mbarë botën.
Më shumë se organizim
Për LUNEE, planifikimi i dasmës nuk është vetëm një proces teknik.
“Ne duam që çdo dasmë të jetë një moment magjik – pa stres, i qartë dhe plot gëzim, për çiftet dhe familjet e tyre.”
Më shumë infromata: lunee.ch
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër Kantoni i Cyrihut me 7.0 për qind dhe ai i Lucernë , me 5.8 për qind,... -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë” -
Mbetjet në mirëmbajtjen e hekurudhave zvicerane arrijnë në 9.5 miliardë CHF














