Lajme
Afër 94% e udhëtarëve zviceranë në tren nuk mbajnë maska
Një studim lidhur me pasagjerët në stacionet kryesore të trenave në Zvicër ka vlerësuar se mesatarisht 6% kishin veshur maska mbrojtëse për fytyrën në një pasdite normale javën e kaluar.
Të dhënat bazohen në vëzhgimet e bëra gjatë dy ditëve javën e kaluar nga ndërmarrja e inteligjencës artificiale Swisstraffic, e cila vendosi kamera në stacionet e Bernës, Lausanne dhe Cyrih, për të vlerësuar se sa njerëz kishin veshur maska.
Mes orës 15:30 dhe 16:30 pasditeve të 10 dhe 11 qershorit, një mesatare prej 3% të njerëzve në Bernë, 8% në Lozanë dhe 7% në Cyrih kishin veshur maska. Nga 10,231 gjithsej, zbuluar nga kamerat, mesatarja ishte 6%.
Shifrat vijnë pasi përdorimi i transportit publik vazhdon të rritet pas heqjes së njëpasnjëshme të masave të bllokimit.
Udhëzimi zyrtar është që të vishni maska në publik “kur nuk mund ta mbash distancën [d.m.th. rregulli dy metra]”. Në mesin e publikut, mbështetja për maska është zvogëluar pasi rastet e reja Covid-19 janë zvogëluar, megjithëse 50% e popullsisë ende mbështet vendimin për maskë të detyrueshme në transportin publik, sipas një studimi të publikuar javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














