Shkurt.ch
Aftësohen refugjatët në fushën e shëndetësisë
Projekti mbështetet po ashtu edhe nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM). Ai dhe SRK kanë ndarë nga një milion franga për projektin që vazhdon deri në vitin 2018
Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) në bashkëpunim me autoritetet federale kanë lansuar një projekt pilot për refugjatët në fushën e shëndetësisë. Projekti ka filluar në vitin 2015 dhe vazhdon deri në vitin 2018. Objektiv i projektit që mban emrin “Sesam” është që migrantëve duke i aftësuar si ndihmës infermierësh t`u jepet një shans për integrim të shpejtë në tregun e punës., njofton srf.ch
Këtë ofertë të Kryqit të Kuq të Zvicrës deri tash e kanë shfrytëzuar gjithsej 360 persona.
Si kusht për të marrë pjesë në projektin pilot “Sesam” është njohja e gjuhës në nivelin B1 dhe kalimi i një provimi me gojë. Kursi pastaj përbëhet nga pjesa teorike prej 120 orësh dhe praktikumi prej 12 ditësh.
Në mesin e ofertave hyjnë kurset e gjuhës, stërvitjet dhe “Tandemi”. Me masat e përmendura, refugjatëve do t`u mundësohet qasja në vet programin e aftësimit.
Projekti mbështetet po ashtu edhe nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM). Ai dhe SRK kanë ndarë nga një milion franga për projektin që vazhdon deri në vitin 2018, transmeton albinfo.ch. Pastaj pritet të vendoset nëse ai do të vazhdohet në mënyrë të pakufizuar ose jo.
Nga 360 vetat që deri tash kanë shfrytëzuar këtë ofertë, 114 janë refugjatë me status të njohur dhe 62 me status qëndrimi të përkohshëm (F). Ndihmës infermierët aftësohen për të kryer në mënyrë të pavarur angazhimet në fushën e përkujdesjes elementare. Ata/ato mbështesin personat e mbikëqyrur para së gjithash në higjienën personale, në veshje dhe zhveshje si dhe në të ushqyer. Sipas SRK-së me aftësimin e këtyre refugjatëve do të zbuten nevojat për këtë kuadër që kanë qendrat e përkujdesjes dhe institucionet sociale.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












