Kosova
AGK: Të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që mos të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët dhe mediat
Fjalimi i deputetit Milaim Zeka në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar familjarët e disa gazetarëve kosovarë, ka ngjallur reagime nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili kërkon që mos të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët dhe mediat. AGK nëpërmjet një komunikate për media konsideron se “fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ja lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet në Kuvend”.
“Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbën keqpërdorim flagrant të institucionit të kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti. Institucioni i Kuvendit gjithsecilit deputet do të duhej t’i shërbente për diskutimin e temave përmbajtjesore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ky institucion kërkon nga NISMA për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t’i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.
“AGK, po ashtu dënon mosndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi. AGK kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imuntetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend”, thuhet në reagimin e AKG-së.
Ndryshe, deputeti Milaim Zeka ka akuzuar sot në Kuvend familjaret e disa gazetarëve të cilët, si[pas tij, kanë punuar gjykatës e prokurorë në kohen e ish-Jugosllavisë dhe kanë rrahur e burgosur aktivist politik shqiptarë që kanë punuar për lirinë e Kosovës. Zeka ish-gazetar, u arrestua ditë më parë nën akuzën se ka mashtruar me viza qindra qytetarë. Ai është në arrest shtëpiak.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












