Lajme
Numri i azilkërkuesve ka rënë për 500 për qind
“Në kuadër të këtij progresi vlen të përmendet që numri i azilkërkuesve ka rënë për 500 për qind nga 72,491 në vitin 2015, në 11,475 në 2016”, tha Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimit Evropian
Numri i qytetarëve të Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2016, ka rënë për 500 për qind krahasuar me vitin 2015. Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj në prezantimin e saj para Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim.
Ajo tha se sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka konfirmuar progresin e arritur në kuadër të përmbushjes së kriterit për luftimin e korrupsionit.
“Në kuadër të këtij progresi vlen të përmendet që numri i azilkërkuesve ka rënë për 500 për qind nga 72,491 në vitin 2015, në 11,475 në 2016. Ndërsa numri i përfituesve nga Fondi i Riintegrimit është rritur për 100% nga 2,912 në vitin 2015 në 5,786 në 2016”, ka deklaruar ajo, citon Koha.
Në këtë takim u diskutua edhe për Instrumentin Para Anëtarësimit (IPA). Ministria e Integrimit Evropian ka finalizuar programimin e IPA 2016 (pjesa e parë) në vlerë totale prej 45.5 milionë euro dhe se momentalisht negociatat janë duke vazhduar për mbështetje direkte buxhetore nga fondet e BE-së në sektorin e administratës publike në vlerë prej 25 milionë euro si pjesë e marrëveshjes financiare për IPA 2016.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve Senati i Zvicrës ka votuar për të kërkuar që policia të përmendë sistematikisht kombësinë e të... -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”











