Lajme
AI: drejtësi rreth vrasjes së aktivistëve të Vetëvendosjes
Mungesa e vazhdueshme e hetimeve të efektshme është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për jetë
Organizata ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut Amnesty International i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar në Kosovë që të ofrojë drejtësi për familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë.
Të dy ata humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara për të shpërndarë protestat e lëvizjes Vetëvendosje e cila kundërshtonte negociatat për statusin politik të Kosovës. Hetimet, të cilat u drejtuan nga prokurori amerikan Robert Dean, vërtetuan se ata ishin qëlluar më plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK ut. Mirëpo, policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.
Amnesty International tërheq vërejtjen se nuk janë hapur hetime të pavarura lidhur me vrasjet dhe plagosjet e asaj dite, ndërsa hetimet e një prokurori ushtarak rumun janë mbyllur pa identifikimin e autorëve.
Amnesty International thekson se për pesë vjet me radhë familjet e të vrarëve kërkojnë drejtësi dhe i bënë thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë që fillojnë një hetim të paanshëm dhe të pavarur.
Mungesa e vazhdueshme e hetimeve të efektshme është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për jetë, thuhet në reagimin e Amnesty International.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











