Sporte Luftarake
Akil Gjakova kalon në finalen e madhe të Kampionatit të Hapur Evropian
Xhudisti, Akil Gjakova ka siguruar medaljen tashmë pasi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë, përcjell albinfo.ch
Akili ka marrë edhe fitoren e katërt ditën e sotme, duke fituar gjysmëfinalen e kategorisë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti pejan në gjysmëfinale arriti të mposht xhudistin Petru Pelivan nga Moldavia.
Në finale, Gjakova do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo, i cili më herët mposhti xhudistin tjetër nga Kosova, Dardan Cena.
Ndryshe, në Kampionatin e Hapur Evropian do të dhurohet gjithsej 300,000 euro për kategori peshe.
Dy fituesit e medaljeve të arta do të marrin secili nga 55,000 euro, finalistët nga 35,000 euro secili dhe xhudistët e vendit të pestë do të marrin secili nga 10,000 euro.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














