AKR-ja shqyrton mundësinë e prishjes së koalicionit me PDK-në
Subjekti politik i Behgjet Pacollit e ka shqyrtuar këtë mundësi gjatë natës
AKR-ja mund të ndërprejë kontratën qeverisëse me PDK-në. Subjekti politik i Behgjet Pacollit e ka shqyrtuar këtë mundësi gjatë natës. Në një njoftim të dërguar për mediat rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, është njoftuar se AKR-ja është e gatshme të ndërprejë marrëveshjen me PDK-në.
“Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të koalicionit qeverisës. Qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend. AKR në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërprejë kontratën e koalicionit qeverisës nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj. Konsultat po vazhdojnë edhe tani dhe do të intensifikohen në orët e hershme të mëngjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me shkëputjen e koalicionin qeverisës me PDK-në”, thuhet në njoftimin e AKR-së.
Njoftimi i AKR-së rezulton pas atij të Presidencës që njoftoi para mesnate se me kërkesë të Pacollit është shtyrë për të hënën dorëzimi i detyrës tek ushtruesi i detyrës së presidentit, kryeparlamentari Jakup Krasniq.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











