Lajme
AKSH kërkon mobilizim për situatën në Preshevë
"Vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të UÇPBM-së në Kosovën Lindore"
Situata e tensionuar në Luginën e Preshevës dhe në Kosovën e Veriut ka sjellë sërish në skenë AKSH-në. Në një kumtesë të saj AKSH shprehet kundër bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe kundër kërcënimeve të shtetit serb për rrënimin e lapidarit të UÇPBM-së në Preshevë.
„Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës – në pjesën veriore të Mitrovicës po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e AKSH-së, në veçanti me një kujdes të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM-së në Kosovën Lindore konkretisht në Preshevë”, thuhet në fillim të kumtesës.
Më tutje, kumtesa e nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së, Kolonel Sokol Deliu, shpreh shqetësimin për faktin se “qeveria e Kosovës, pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregon gatishmëri që të takohet me palën Serbe dhe të vazhdojë dialogun gjë që është e pa pranueshme”
Lidhur me këtë gjë, AKSH kërkon që të ndërpriten bisedat me Serbinë, dhe “të kërkohet që gjer sa Serbia dhe politika serbe nuk heq dorë nga politika dhe në mënyrë permanente të kultivon politikë antikombëtare si është shembulli i fundit e ashtuquajtura Rezoluta për Kosovën, nuk duhet të vazhdohen bisedimet, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre”.
Më tutje AKSH përmes kumtesës thotë se “është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore”. Ajo me këtë rast thërret të gjithë pjesëtarët e AKSH-së që të lajmërohen në detyrat e tyre dhe tërheq vërejtjen kundër veprimeve krye më vete dhe të pa koordinuara të pjesëtarëve të AKSH-së.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”












