Kosova
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva
Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar.
Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen, shkruan albinfo.ch.
Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë
Vlen të theksohet se rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Rega shpëton një alpinist nga një çarje akulli në Graubünden Incident në zonën Bellavista, ndërhyrje e shpejtë me helikopter, turisti shpëton pa lëndime.... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?










