Lajme
Rega shpëton një alpinist nga një çarje akulli në Graubünden
Incident në zonën Bellavista, ndërhyrje e shpejtë me helikopter, turisti shpëton pa lëndime.
Një skialpinist është shpëtuar nga një çarje akulli në kantonin Graubünden, pas një aksidenti të ndodhur të martën pasdite në zonën malore të Bellavista, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Rega, grupi prej katër personash ishte duke u ngjitur drejt Rifugio Marco e Rosa, kur shtresa e dëborës u shemb papritur nën këmbët e njërit prej tyre, duke e bërë të bjerë në një çarje të akullnajës.
Shokët e tij reaguan menjëherë, duke e siguruar me litar për të parandaluar rrëshqitjen e mëtejshme. Megjithatë, për nxjerrjen e tij nga thellësia u desh ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit malor.
Në operacion u angazhua një helikopter dhe një sistem me rrotë dhe litar (flaschenzug), përmes të cilit alpinisti u nxor në sipërfaqe pa pësuar lëndime.
Pas shpëtimit, ai u transportua për kontroll në bazën e Rega Base Samedan. Ngjarja konsiderohet një “fat në fatkeqësi”, falë reagimit të shpejtë të grupit dhe ndërhyrjes profesionale të shpëtimtarëve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve














