Shkurt.ch
Aksident i rëndë: Humbin jetën tre persona
Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur natën në mes të të premtes dhe të shtunës, rreth orës 3.30 kanë humbur jetën tre persona. Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, me lëndime serioze por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Tragjedia ka ndodhur në rrugën në mes të St.Imier dhe Mont Tramelan në regjionin e Jura-s në Kantonin e Bernës. Automobili me katër veta, për shkaqe të panjohura, në një kthesë ka dalë nga rruga, është rrokullisur rreth 25 metra në bankinë dhe është përplasur në disa drunj.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që tre persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Vetëm njëri nga katër personat kishte dalë nga makina e shkatërruar kur në vendin e ngjarjes kishte arritur policia. Ai është dërguar për trajtim në spital.
Përveç disa patrullave të policisë, një helikopteri (Rega) dhe dy autoambulancave në vendndodhje kanë ardhur edhe zjarrfikësit dhe një ekip përkujdesës nga Berna.
Rruga është mbajtur e mbyllur në të dy drejtimet, për rreth gjashtë orë pas aksidentit. Policia është duke kërkuar dëshmitarë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit










