Lajme
Aksident: Kosovari 19-vjeçar shkatërron tërësisht BMW-në e babait
Shoferi dhe pasagjeri që ishte me të kanë marrë lëndime të lehta nga kjo përplasje dhe janë detyruar të marrin trajtim spitalor
Të premten pasdite, një shofer i ri 19-vjeçar ka pësuar një aksident në Safenwil, kantoni Aargau. Kosovari ka treguar më vonë se kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij me rastin e marrjes së një kthese, shkruan polizeinews.ch.
Shoferi 19-vjeçar i ka deklaruar Policisë Kantonale të Aargau-t se ai ka qenë duke vozitur makinën BMW të babait të tij, nga Köllikeni në drejtim të Safenwilit, transmeton albinfo.ch.
Me rastin e kalimit në rrugën “Klausenpass”, ai duket se ka shpejtuar më shumë se sa duhet kur ka marrë kthesën djathtas, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, makina e tij ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur në një shtyllë të mbikalimit.
Shoferi dhe pasagjeri që ishte me të kanë marrë lëndime të lehta nga kjo përplasje dhe janë detyruar të marrin trajtim spitalor.
Ndërsa automjeti ka pësuar dëm total. Rruga ku ka ndodhur aksidenti është dashur të mbahet mbyllur për rreth një orë e gjysmë për të bërë sigurimin e fakteve.
(Foto: KAPO Aargau)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














