Integrimi
Aksident me pasoja fatale për të riun nga Bujanoci
Shkak i shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi makinën mendohet të ketë qenë sulmi në zemer që ka pësuar ngasësi
Aksidenti i rëndë që ndodhi tri ditë më parë në Steinach të kantonit Thurgau, rezultoi fatal për shqiptarin e ri me banim në Egnach TG. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur në vend 28 vjeçari Jeton R. nga fshati Letovicë e Bujanocit i cili po ngiste një Mercedes të tipit A-Klasse
Siç ka mësuar Albinfo.ch, Jeton R. ishte rrugës për punë kur rreth orës 5.45 të mëngjesit në hyrje të një rreth-rrotullim në Steinach, automjeti i tij humbë kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe përplaset në muret e një fabrikeje rreth 40 metra me tëj, duke lënë të lënduar rëndë dhe një ngasës tjetër me automjet të tipit Nissan (F. Sch.)
Siç merr vesh albinfo.ch nga B.I. një shok i afërt i të ndjerit, shkak i shpejtësisë së madhe mund të ketë qenë një sulm kardiak, sepse, siç shprehet ai, Jeton R. nuk ishte aspak nga ata që pëlqente shpejtësinë e madhe.
Me këtë rast nga makina e mbetur pa kontroll e Jetonit, është goditur edhe një makinë tjetër, ngasësi i të cilës ka pësuar lëndime serioze por pa rrezik për jetën.
Varrimi i të ndjerit është bërë sot në Letovicë të Bujanocit.
B.D.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











