Shqipëria
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë persona raportohet të jenë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar policia, mes vete janë përplasur dy vetura, njëra drejtohej nga një shtetas i Kosovës, e tjetra nga një banor i Lezhës.
Të lënduarit janë dërguar në spital, e në mesin e tyre raportohet se është edhe një i mitur.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç, banues në Kosovë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V., 28 vjeç, banues në Tiranë; L.N., 20 vjeç, banues në Lezhë; B.K., 35 vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K., të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










