Kosova
Aksident në aksin Prishtinë-Podujevë: 2 persona humbin jetën dhe 2 të lënduar
Mësohet se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku një makinë është përplasur me autobusin në aksin Prishtinë-Podujevë.
Për pasojë viktima kanë mbetur dy persona, ndërsa janë plagosur edhe dy fëmijë, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S. dhe një 36-vjeçar, me inicialet Sh.S.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë (me targa të huaja), e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave:
Sh.S., mashkull, 36 vjeç dhe M.S., femër, 35 vjeç, janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat e tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













