Lajme
Aksident tragjik, humb jetën mërgimtari 20 vjeçar
Aksidenti ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos
Raportohet se ka ndodhur dje një aksident tragjik ku mërgimtari 20 vjeçar ka humbur jetën për shkak të lëndimeve në Itali, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se K.A po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon.
Policia italiane raporton se aksidenti ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos, ndërsa për shkak të përplasjes së rëndë i riu shqiptar humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident.
Mjekët që shkuan për ta ndihmuar nuk mund të bënin asgjë për të riun shqiptar. Ndërkohë, policia italiane po rindërton skemën e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












