Lajme
Aksident tragjik në Shqipëri, shuhet familja 4-anëtarëshe nga Kosova
Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rubik.
Sipas policisë, në këtë aksident kanë gjetur vdekjen 4 persona nga e njëjta familje. Përkatësisht shoferi i mjetit “Citroen”, bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët, ndërkohë është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, raporton Top Channel, përcjell Albinfo.ch.
Mësohet se makina është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













