Kosova
Aksidenti në Çubrel të Skenderajt: Arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Tre anëtarë të një familjeje humbëm jetën si pasojë e një aksidenti i rëndë trafiku mes dy automjeteve, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Në aksidentin që ndodhi dje rreth orës 19:00 në fshatin Çubrel të Skenderajt, të lënduar mbetën edhe pesë persona të tjerë, mes tyre katër zyrtarë policorë.
Lidhur me këtë aksident është ndaluar një zyrtar policor, ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, transmeton Albinfo.ch.
“Lidhur me pyetjen tuaj, njoftoheni se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një person me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, ka thënë Preteni.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











