Shkurt.ch
Aksidenti u kushton 4500 pulave me jetë
400 pula kanë ngordhur në vendin e ngjarjes ndërsa edhe 4100 pulat tjera janë dërguar në thertoren më të afërt dhe janë mbytur, për “t`i kursyer nga stresi i mëtejmë”
Në autostradën A1 në afërsi të Payerne (Vaud) në mëngjesin e sotëm është aksidentuar një kamion, i cili po transportonte 4500 pula të gjalla. Ngasësi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime ndërsa 400 nga pulat kanë ngordhur në vendin e ngjarjes, shkruan srf.ch
Përveç tyre, edhe 4100 pulat tjera janë dërguar në thertoren më të afërt dhe janë mbytur, për “t`i kursyer nga stresi i mëtejmë”, siç thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur pasi që shoferi i kamionit, për shkak të një pakujdesie, ka ngarë automjetin tepër në të djathtë. Për pasojë, kamioni është përplasur në një kanal të kullimit dhe është përmbysur. Autostrada ka mbetur e bllokuar për pesë orët në vazhdim.
(Foto: Kapo Vaud)
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












