Kosova
Aksion i Policisë së Kosovës në veri, konfiskohen armë e paisje për trazira
Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në pjesën veriore të Mitrovicës përkatësisht në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit ku ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një statusi në Facebook, transmeton Albinfo.ch.
”Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se do të mbesin të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojnë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cenojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
Në vijim, përmes fotografive të publikuara ju sjellim krejt çka është konfiskuar në aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia
















